Sezoni veror në Shqipëri, Kosova burim kryesor i turistëve

Sezoni veror në Shqipëri, Kosova burim kryesor i turistëve

Ekonomia May 05, 2021 - 12:49

Sezoni turistik këtë verë në vendin tonë pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë së COVID-19 ishte më e rënduar.

Por pavarësisht lehtësirave që pritej të aplikoheshin këtë sezon, sërish operatorët turistikë janë skeptikë për ardhjen e turistëve nga Europa.

Sipas kryetarit të operatorëve turistikë të jugut, më së shumti turistët që pritet të vijnë sivjet në jug të vendit do të jenë kryesisht shqiptarët e rajonit ato të Kosovës, maqedonas dhe nëse do të rihapen vende si Polonia dhe Çekia, që kanë masa izolimi për shkak të situatës nga COVID-19.

Sipas Bedinit, sfida e operatorëve shqiptarë këtë sezon do të jetë konkurrenca me homologët e tyre në Mal të Zi, të cilët kanë filluar bum prenotimesh për shkak të uljes së çmimeve.

Aktualisht i gjithë personeli i operatorëve turistikë të vendit janë në proces vaksinimi kundër COVID-it, në mënyrë që të kemi një sezon sa më të qetë dhe të sigurt për pushuesit. /a2news