AKP-ja shpërndan mbi 755 mijë euro për 7 ndërmarrje shoqërore në likuidim

AKP-ja shpërndan mbi 755 mijë euro për 7 ndërmarrje shoqërore në likuidim

Ekonomia April 29, 2021 - 15:56

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme dhe raportet e shpërndarjes përfundimtare të pjesshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 7 ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.

Shuma totale për shpërndarje për kreditorët është në shumën prej 755.589 eurove.

“Ndërmarrjet për të cilat do të ketë shpërndarje për kreditorët janë këto: NSH ‘Vreshtaria’ do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumën prej 18.601 eurove, NSH ‘IT Drateks’ (Sharrteks) do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumën prej 97.349 eurove, pastaj shpërndarje të përkohshme do të ketë edhe për NSH ‘Lidhja e Vozitësve’, në shumën prej 3.806 eurove dhe për NSH KB ‘Kooperimi’, në shumën prej 469 eurove, të katër këto ndërmarrje shoqërore gjenden në rajonin e Prizrenit. Shuma prej 105.480 eurove do të shpërndahet për kreditorët e NSH ‘Organizata Punuese Bentokos’, nga rajoni i Gjilanit. Për NSH ‘Lux’, nga rajoni i Mitrovicës, do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumën prej 345.972 eurove, si për ndërmarrjen nga rajoni i Pejës, NSH ‘Ringov’, do të ketë shpërndarje përfundimtare të pjesshme në shumën prej 183.909 eurove”, thuhet në njoftimin nga AKP-ja.

Në njoftim po ashtu thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve të ligjshëm dhe ish-punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve do të ekzekutohen pagesat përmes Bankës Qendrore të Kosovës. /Zëri