Comodita, mirënjohëse Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për testimin e punonjësve

Comodita, mirënjohëse Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për testimin e punonjësve

Ekonomia April 29, 2021 - 15:21

IKSHPK-ja ka filluar me iniciativën për testimin e punonjësve të kompanive dhe prodhuesve vendorë.

Kjo nismë e Ministristrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së filloi implementimin më 28 prill, duke testuar falas punonjësit me PCR teste në fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita në Gjakovë. 

IKSHPK, Dega në Gjakovë, testoi 100 punonjës në ditë në fabrikën Comodita dhe kjo do të vazhdojë deri në përfundim të të gjithë stafit, i cili tashmë ka arritur pothuajse 2.000 persona.

Image

Menaxhmenti i Comodita Home dhe stafi shprehin mirënjohjen ndaj shtetit të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për këtë iniciativë nga e cila do të përfshihen shumë kompani vendore. Drejtoresha Operative potencon se rritja e sigurisë nga virusi Covid 19 për një punë pa shkëputje është shumë e rëndësishme për fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita. Kjo për faktin se numri i punëtorëve është shumë i madh, poashtu marrë parasysh edhe kërkesen e madhe nga exporti për prodhim. Ndër të tjera ajo uron që edhe në këtë pikë të kenë mbështetjen e institucioneve përgjegjëse me ç’rast do të kontribuohej drejtpërsëdrejti në arritjen e objektivave kryesore, që është rritja e exportit me të cilin vjen edhe rritja e numrit të të punësuarve.

IKSHPK do të vazhdoj testimin e punonjësve çdo ditë për kompanitë dhe prodhuesit vendor.

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.