Qeveria nuk vendos reciprocitet me Serbinë

Qeveria nuk vendos reciprocitet me Serbinë

Ekonomia April 21, 2021 - 17:51

Qeveria e Kosovës është duke analizuar raportet me të gjitha shtetet fqinje, që më pas të përdor reciprocitetin.

Ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë sot se Kosova ka barriera jo vetëm me Serbinë dhe për këtë janë duke analizuar situaten me të gjitha shtetet fqinje, ku së pari do të përdorin mekanizmat e CEFTA-së.

“Për reciprocitetin jemi në analizën e të gjitha raporteve që i kemi me vendet fqinje. Ne shohim që kemi shumë barriera jo vetëm me Serbinë, ne së pari do t’i përdorim mekanizmat si CEFTA dhe unë sot nuk jam për të thënë se do të aplikojmë këtë”. ka thënë Hajdari në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. /Zëri