Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron Qeverinë se do ta ndërpresin punën nëse edhe tri ditë nuk u dalin mjetet e premtuara

Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron Qeverinë se do ta ndërpresin punën nëse edhe tri ditë nuk u dalin mjetet e premtuara

Ekonomia April 19, 2021 - 21:20

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka paralajmëruar Qeverinë se në qoftë se nuk dalin mjetet e premtuara financiare gjstë tri ditëve të ardhshme, do ta ndalin punën.

Azemi ka thënë se mjetet për punëtorët teknikë në Spitale, QMF dhe Ambulanta, nga Qeveria e Kosovës për rundin e dytë është dashur të paguhen deei më 4 prill, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Ai thotë se për këtë çështje kanë pasur një takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“…pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë ato mund të dalin me së largu edhe 3 ditë, ne u pajtuam se do të presim edhe 3 ditë e nëse ato nuk paguhen ne automatikisht do ta ndërpresim punën, mirëpo Ministria e Shëndetësisë garanton se deri te kjo nuk do të vijë”, ka thënë Azemi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook. /Zëri/