Kllokoqi paralajmëron ikje të rinisë nëse nuk hapet gastronomia

Kllokoqi paralajmëron ikje të rinisë nëse nuk hapet gastronomia

Ekonomia April 14, 2021 - 22:09

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka thënë se pret që në ditët e ardhshme të gjejnë një rrugë të përbashkët me Qeverinë për të hapur gastronominë.

Kllokoqi ka thënë se në rast se nuk hapet gastronomia dhe menjanohet kriza, vendi do të zbrazet nga rinia deri në fund të vitit, transmeton Zeri.info.

" Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!", ka thënë Kllokoqi.

Ai po ashtu ka paralajmëruar që në rast se Kosova nuk hapet deri në stinën e verë, ato që do të përfitojnë nga kjo situatë janë shtetet fqinje ku sipas tij, kosovarët do të shkojnë për pushime, do të bëjnë dasma.

"Asgjë s'ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën!Plazhet mërgata do t'i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t'i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N.Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin.Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta.Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne", ka shkruar Kllokoqi.

Kosova që nga 11 prilli ka mbyllur sektorin e gastronomisë si masë për të ulur numrin e të infektuarve, ndërsa kjo masë vlen deri më 18 prill./Zëri