Rukiqi kërkon nga institucionet që të adresojnë tri marrëveshje ekonomike me Izraelin

Rukiqi kërkon nga institucionet që të adresojnë tri marrëveshje ekonomike me Izraelin

Ekonomia April 14, 2021 - 16:57

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta shfrytëzojnë momentumin e njohjes nga Izraeli.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se institucionet e vendit duhet të iniciojnë tre marrëveshje ekonomike me Izraelin.

“Për të shfrytëzuar momentumin e njohjes nga Izraeli, në aspektin ekonomik, institucionet e vendit shumë shpejt duhet të iniciojnë 3 marrëveshje me Izraelin: 1. Marrëveshjen për Tregti të Lirë. 2. Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve. 3. Marrëveshjen për shmangien e tatimimit të dyfishtë”, ka shkruar ai duke thënë se këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend./Zëri