Vendos Qeveria, 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinës anti-COVID
Foto: Laura Hasani

Vendos Qeveria, 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinës anti-COVID

Ekonomia April 13, 2021 - 14:36

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë së datës 14 gusht të vitit 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagim emergjent ndaj COVID-19”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me 60 milionë sa ka kosto kjo marrëveshje do të blihen vaksina, por edhe pajisje të tjera anti-COVID.

“Në vazhdën e masave paraqes për aprovim nismën e marrëveshjes së marrëveshjes ekzistuese për financim, i tërë projekti kap vlerën totale prej 60 milionë eurove, kjo do të mundësojë blerjen e vaksinave dhe të pajisjeve të tjera”. /EO

Image