Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Rukiqi: Nëse ka shtrëngim masash, gastronomët nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë

Rukiqi: Nëse ka shtrëngim masash, gastronomët nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë

Ekonomia March 03, 2021 - 20:06

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar protesta në rast se autoritetet marrin vendim për shtrengim masash.

Rukiqi në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se gastronomët nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë në rast se ka masa shtrënguese si pasojë e shtimit të rasteve me COVID-19 për çka ka thënë se janë si pasojë e fushatës që bënë partitë politike, transmeton Zeri.info.

“Nëse ka shterngim masash, gastronomët nuk do te jene te vetmit qe do te protestojnë. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën” e pandemise, sidomos tani kur numri i rasteve është rritur, si pasoje e fushatës zgjedhore”, ka shkruar Rukiqi.

Ndonëse jo zyrtarisht, mediat të ndryshme kanë raportuar se nga 8 marsi pritet që qeveria të merr vendim për shtrengim të masave si pasojë e numërit të lartë të të infektuarve./Zëri