Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Ekonomia March 03, 2021 - 16:40

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave.

Petrit Kollokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit  të infektuar me Covid-19,  nuk është për fajin e gastronomisë por për shkak të tubimeve zgjedhore.

Kjo është arsyeja që sipas Kllokoqit, gastronomia po e kundërshton shtrëngimin e masave.

“Idenë për shtrëngimin e masave e kundërshtuam, ne nuk jemi fajtorë  për rritjen e numrit me të infektuar me Covid-19. Numri është rritur për shkak të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ne nuk jemi përgjegjës për rritjen e numrit më të infektuar, kundërshtojmë shtrëngimin e masave”, tha ai.