Ekonomia kanadeze tkurret me 5,4 për qind

Ekonomia kanadeze tkurret me 5,4 për qind

Ekonomia March 03, 2021 - 13:40

Ekonomia kanadeze është tkurrur me 5,4 për qind për vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Siç njofton Zyra kanadeze e Statistikave, të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto u rriten me 2,3 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Ekonomia e vendit u tkurr me 1,9 për qind në tremujorin e parë të vitit të kaluar për shkak COVID-19 dhe masave të marra kundër pandemisë dhe rritje prej 8,9 për qind u arrit në tremujorin e tretë 2020 me relaksimin e masave pas tkurrjes prej 11,4 për qind në tremujorin e dytë 2020.

PBB-ja e vendit ra me 5,4 për qind në vitin 2020.

Kjo rënie ishte rënia më e lartë vjetore që nga viti 1961, kur për herë të parë u regjistruan të dhënat tremujore.

Ndërkaq, ekonomia kanadeze në vitin 2019 ishte rritur 1,9 për qind. /Telegrafi/