Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Izrael

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Izrael

Ekonomia March 02, 2021 - 11:01

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.

Pas kësaj Kosova pritet të vendosë ambasadën në Jerusalem. /Telegrafi