Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Lansohen dy module për menaxhimin e kontratave në Prokurimin Elektronik

Lansohen dy module për menaxhimin e kontratave në Prokurimin Elektronik

Ekonomia March 02, 2021 - 10:59

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, kanë lanësuar dy module të reja të cilat do të shërbejnë për menaxhimin e kontratave në Prokurimin Elektronik.

Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik ka thënë se vëmendja jonë duhet të jetë në ndërtimin e një sistemi llogaridhënës.

Duke folur për lanësimin e dy modulëve në menaxhimin e kontratave ai tha se kjo është një e arritur tjetër për menaxhimin e kontratave.

“Zbatimi i këtyre moduleve përkrahin arkivimin e kontratave publike. Platforma do të shërbejë  si regjistër i integruar. Ne zotohemi se përmes monitorimit do të mundësojmë monitorimin thellësisht të këtyre moduleve. Shpresojmë qe ky sukses të jetë shembull për institucione tjera”, tha ai duke falënderuar USAID-in për ndihmën.

Vishaj tha se tani janë në fazën fillestare të ndryshimit të ligjit për prokurim publik.

Agron Ibishi ekspert i Prokurimit Publik duke prezantuar këto dy module, ka thënë se të dhënat e kantatës do të jenë publike dhe të qasshme edhe për qytetarët.

” Kontrata publike listohen në regjistrin e kontratave. Secila kontrate që nënshkruhet e ka numrin e kontratës vlerën e kontratës datën e nënshkrimit. Këto të dhëna janë të disponueshme nga publiku i gjerë. Zyrtari i prokurimit në momentin që e nënshkruan kontratën direkt në sistem mund ta nënshkruajë atë dhe ta përgatis publikimin e njoftimit të kontratës”, tha ai. /eo