Nitaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me “Infrakosin” dhe Ngrohtoren e Gjakovës

Nitaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me “Infrakosin” dhe Ngrohtoren e Gjakovës

Ekonomia February 18, 2021 - 13:25

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me “Infrakosin” dhe me Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë.

Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Xhevat Ramosaj dhe Albana Skivjani, e kanë njoftuar ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Kjo marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për “Infrakosin” dhe Ngrohtoren e Qytetit, ashtu siç është përcaktuar me ligjin në kategorinë ekonomike të subvencioneve dhe transferimeve. /Zëri

Image