Suspendohen nga puna 12 minatorë

Suspendohen nga puna 12 minatorë

Ekonomia February 18, 2021 - 10:02

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza, ka bërë të ditur se janë larguar nga puna 12 minatorët që para disa ditëve morën pjesë në grevën e organizuar lidhur me pakënaqësitë rreth pagave.

“Në prag të 32-vjetorit të grevës së minatorëve suspendohen nga puna 12 minatorët që para disa ditëve hynë në grevë për të mbrojtur dinjitetin e tyre, duke kërkuar hiç më shumë se atë që u takon, pagën e tyre”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ai ka kërkuar që sa më parë të formohet qeveria “Kurti 2”.

“Qeveria ‘Kurti 2’ duhet të formohet sa më parë. Me minatorët, për dinjitet!”, tha Fejza. /Zëri