MF-ja ekzekuton 6.5 milionë euro për rimbursim të pagave si pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes

MF-ja ekzekuton 6.5 milionë euro për rimbursim të pagave si pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes

Ekonomia February 15, 2021 - 16:09

Ministria e Financave ka njoftuar se janë ekzekutuar 6.5 milionë euro si pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike si pasojë e pandemisë.

Në një njoftim të kësaj Ministrie të publikuar në faqen e saj në Facebook, thuhet se kjo shumë është si vazhdimësi e vendimit për ndarje buxhetore prej 60 milionë eurove.

“Në vijim të njoftimit të Komisionit të Ankesave, të publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Financave, të datës 26.01.2021, Komisioni i Ankesave njofton tatimpaguesit se vendimi nr. 03/59 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ndarje buxhetore prej gjashtë milionë e pesëqind mijë euro (6,500,000.00 €), si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 me ndarje buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000.00 €) është ekzekutuar”, thuhet në këtë njoftim, raporton Zeri.info.

Ndërkaq, theksohet se tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike [email protected], duke filluar nga sot deri me datën 16.03.2021.

“Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal”, thekson kjo Ministri.

Po ashtu, MF-ja thotë se në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim.

“Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave”, përfundon njoftimi i MF-së./Zëri/