Ministria e Bujqësisë ua ndan 600 milionë € komunave për rehabilitimin e sistemeve të ujitjes

Ministria e Bujqësisë ua ndan 600 milionë € komunave për rehabilitimin e sistemeve të ujitjes

Ekonomia February 11, 2021 - 14:11

Ministri i në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZhR), Besian Mustafa ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarin e komunës së Pejës, Vushtrrisë dhe Vitisë.

Mustafa ka thënë se ky projekt kap vlerën 600 milionë euro dhe do të implementohet në 12 vjetët e ardhshme.

Mustafa ka thënë se javën e ardhshme do fillojë bashkëpunimi edhe komunat e tjera në vend.

“Kjo është marrëveshja e parë për të vërë në funksion master-planin e ujitjes së tokave bujqësore ku parashihet të investohen 600 milionë euro në 12 vitet e ardhshme”.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar ministrin në detyrë Mustafa dhe kryeministrin Avdull Hoti që po i shtrinë dorën bujqve në këtë kohë pandemie.

Edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka falënderuar Mustafën për punën e bërë. 

“Mbetet me përgëzuar ministrin Mustafa për inicativë që e ka marr”.

Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa zhvillimin e bujqësisë.

“Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa atë të bujqësisë. Bashkëpunimi me ministrinë për neve është i rëndësishme dhe të ardhmen të priten ditë të mira për fermerët e Kosovës”. /EO/