EPIK: Kosova humbi 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së

EPIK: Kosova humbi 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së

Ekonomia February 08, 2021 - 11:02

Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) ka thënë se Kosova ka humbur 7.5 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

Ky institut vlerëson se humbja e fondeve të BE-së është indikator shqetësues i mungesës së theksuar të vullnetit politik dhe kapaciteteve administrative në zbatimin e reformave evropiane dhe paralajmërim për vështirësitë në të cilat Kosova do të hasë në zbatimin e IPA III për vitet 2021-2027, ku sipas tyre vetëm do të ashpërsohen kërkesat për paraqitje në shfrytëzimin e fondeve të BE-së.

Sipas EPIK-ut, institucionet e Kosovës është dashur të zbatojnë 23 reforma specifike dhe të fitojnë 16.5 milionë euro përkrahje drejtpërdrejt buxhetore nga fondet e BE-së. Në vend të kësaj, institucionet kanë zbatuar vetëm 8 reforma specifike dhe kanë fituar 9.03 milionë, duke humbur kështu 7.47 milionë euro nga fondet e BE-së.

Komunikata e plotë nga EPIK-u:

 

Kosova humb 7.5 milion EURO të fondeve të BE-së Në dhjetor 2017, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e...

Posted by EPIK Institute on Monday, February 8, 2021