Ngriten çmimet në Bujqësi

Ngriten çmimet në Bujqësi

Ekonomia February 07, 2021 - 13:09

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e katërt të vitit 2020, ku theksohet se indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4.63%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 9.25%.

Sipas ASK, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.70%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

“Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë. Në tremujorin e katërt të vitit 2020, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4.63%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 9.25%”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.70%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019./eo