ATK-ja tejkalon planin e të hyrave për muajin janar, mbledh 4 milionë euro më shumë

ATK-ja tejkalon planin e të hyrave për muajin janar, mbledh 4 milionë euro më shumë

Ekonomia February 05, 2021 - 15:16

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës për muajin janar kanë shënuar paraqitje të mirë, duke tejkaluar pritshmëritë e planifikuara.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ATK-ja.

Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milionë euro, që në krahasim me planin kemi rreth katër milionë euro të mbledhura më shumë.

“Trendi i arritur për këtë muaj tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së, e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet e tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, që kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. ATK-ja është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktojë objektivat dhe aktivitetet e tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim”, thuhet në komunikatë. /Zëri