“Ujku i vërtetë i Wall Street” paralajmëron investitorët e vegjël të “GameStop”

“Ujku i vërtetë i Wall Street” paralajmëron investitorët e vegjël të “GameStop”

Ekonomia February 02, 2021 - 18:12

Investitorët amatorë të përfshirë në valën e tregtisë përreth shitësit me pakicë në SHBA “GameStop” “mund të humbin gjithçka”, ka paralajmëruar ish-ndërmjetësi i aksioneve që frymëzoi filmin “Wolf of Wall Street”.

Jordan Belfort, i cili u burgos për manipulim të tregut në 1999, tha se investime të tilla mund të ishin “të mrekullueshme gjatë ngritjes, por të dhimbshme gjatë zbritjes”, shkruan “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

Aksionet e “GameStop” u rritën me 700% javën e kaluar derisa amatorë, të frymëzuar nga këshillat e shpërndara në mediat sociale, morën hov për të blerë aksione. Por që atëherë, aksionet kanë rënë dukshëm.

Aksionet ranë në 63% të martën në 81 dollarë – shumë larg rekordit të javës së kaluar prej gati 350 dollarë Belfort tha se bashkëndjen me këta tregtarë të vegjël që kanë rënë pre e “GameStop”, shumë prej të cilëve dëshironin të mësynin firmat e mëdha të “Wall Street”.

“Duhet të jesh kaq i kujdesshëm sepse përfundimisht këto aksione do të bien për toke”, tha ai për BBC. “Nëse e mendoni këtë si një mënyrë për të siguruar jetesën tuaj, do t'ju duhet të kapni një thikë në rënie e sipër. Unë do t’i nxisja njerëzit të hiqnin këto ide nga kokat e tyre”.

Trendi nisi në fund të janarit, kur investitorë të vegjël nisën të blinin aksione në “GameStop”, një shitës i video-lojërave që punonte me humbje.

E Belfort, i cili tani është një autor dhe folës motivues, mashtroi investitorët me 200 milionë dollarë në vitet ‘80 dhe ‘90 dhe ende po paguan dëmshpërblim për viktimat e tij.

Kujtimet e tij ishin frymëzimi për filmin “Wolf of Wall Street” të Martin Scorseses në 2013, por ai paditi prodhuesit e filmit për mashtrim dhe shkelje të kontratës vitin e kaluar duke kërkuar 300 milionë dollarë kompensim.

Image

Belfort pretendoi se “Red Granite Productions”, bashkëthemeluesi i të cilës kompani Riza Aziz u arrestua nën dyshimin për pastrim parash vitin e kaluar, gënjeu kur tha se ka “financim legjitim” kur i shiti të drejtat e historisë së tij. Avokati i kompanisë e përshkroi padinë si “të dëshpëruar dhe tepër ironike”. /Zëri