Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Ekonomia February 02, 2021 - 08:42

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe JICA japoneze kanë nënshkruar Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave,.

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj tha se ky projekt kap vlerën e 2.8 milionë eurove dhe do të zgjasë tri vjet, përderisa nis në muajin maj.

“Kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze edhe kjo është një marrëveshje është një ndihmesë e nevojshme për qytetarët e Kosovës”.

“Projekti për të cilin po flasim është tre vjeçare dhe nis në maj. Është një përvojë që nuk nis tani, por që përsëritet nga qeveria japoneze”, tha ai, raporton EO.