Ndërtimi i “Autostradës së Paqes”, këtë vit
Foto ilustruese

Ndërtimi i “Autostradës së Paqes”, këtë vit

Ekonomia January 31, 2021 - 15:58

Autostrada Prishtinë – Merdare, e njohur ndryshe edhe si "Autostrada e Paqes" do të fillojë të ndërtohet në mesin e këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi.

Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në kemi prezantuar planin e fizibilitetit te pala amerikane dhe pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me ndihmën e palës amerikane, kemi aplikuar për financim”, thotë Abrashi.

“Përkundër që kemi proces zgjedhor, financimi do të aprovohet. Synojmë që në pranverë – sepse duhet të ketë edhe marrëveshje të re ndërkombëtare financiare që duhet të kalojë në kuvend – të mbyllim këtë marrëveshje, në mënyrë që të fillojnë procedurat për ndërtimin e autostradës diku në mes të këtij viti”, shton ai.

Kjo autostradë, në territorin e Kosovës është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova”, që ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë.

Janë edhe rreth 27 kilometra tjera që do të ndërtohen deri në Merdare, ndërkaq, kostoja e ndërtimit, sipas ministrit në detyrë, Abrashi përafërsisht është mbi 200 milionë euro.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.