Qeveria merr dy vendime për të ndihmuar bizneset

Qeveria merr dy vendime për të ndihmuar bizneset

Ekonomia January 28, 2021 - 10:50

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë dy vendime më qëllim për të ndihmuar bizneset që janë prekur nga pandemia COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria ka marrë vendim që të shlyejë bllokimin për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021 dhe do të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Hoti gjithashtu bëri të ditur se ky propozim ka ardhur nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami./Zëri

 

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë...

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, January 27, 2021