Qeveria merr vendim që të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së

Qeveria merr vendim që të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së

Ekonomia January 28, 2021 - 09:09

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 60-të.

Një ndër vendimet e marra sot është edhe miratimi për shtyrjen dhe lirimin e bllokimit të llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së deri më 30.04.2021, raporton Zeri.info.

“Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për shtyrjen dhe lirimin e bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve që kanë obligime tatimore, ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri me 30.04.2021. Kjo masë do të lehtësoj ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, në gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. Vendimi do të jetë në fuqi deri më datë 30.04.2021, dhe sipas tij hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zyra e kryeministrit thekson se “Heqja e ndëshkimeve, të cekura më lart do të bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit; bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; ose në marrëveshje me ATK-në e paguajnë tatimin dhe interesin”.

Aty theksohet se vendimi obligon Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) që gjatë kësaj periudhe të iu mundësojë tatimpaguesve të kryejnë obligimet tatimore bazuar në mundësitë financiare të tatimpaguesve, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të tyre financiar./Zëri/