PDK-ja premton rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro

PDK-ja premton rritje të pagës minimale nga 170 në 300 euro

Ekonomia January 17, 2021 - 18:31

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me kandidatin për deputet nga kjo parti, Bedri Hamza kanë bërë prezantimin e planit për Rimëkëmbje ekonomike, ku kanë bërë të ditur planin për punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Në planin për rimëkëmbje, PDK-ja parasheh rritje të pagës minimale nga 170 euro sa është tani, në 300 euro.

Përveç kësaj, PDK ka premtuar edhe rritje të pensioneve për kategori të ndryshme të pensionistëve, si dhe lehtësira për kategorinë e veteranëve./Zëri