Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
AAK-ja përkrah kërkesat e gastronomëve për zgjatje të orarit të punës

AAK-ja përkrah kërkesat e gastronomëve për zgjatje të orarit të punës

Ekonomia January 11, 2021 - 14:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur të drejta kërkesat nga Shoqata e Gastronomëve për zgjatje të orarit.

Zëvendëskryeministri në largim nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar të zgjatet orari i punës për gastronominë.

“Kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht. Aleanca si parti dhe unë si zëvendëskryeministër kemi kërkuar në vazhdimësi të krijohen mundësitë për gastronomët dhe të zgjatet orari i punës për këtë veprimtari”, ka shkruar Tahri.

Të dielën gastronomët kanë lëshuar kritika në drejtim të Qeverisë dhe partive politike që po mbajnë tubime politike, duke shkelur masat anti-COVID, ndërsa janë ankuar se bizneset e tyre po gjobiten çdo ditë për shkeljen e këtyre masave.

Ata u kanë bërë thirrje bizneseve anëtare të mos të paguajnë gjobat e vëna nga inspektorati, ndërsa kanë kërkuar që të zgjatet orari i punës. /Zëri