Rukiqi për tubimet partiake në kohë pandemie: Hipokrizi e llojit të vet

Rukiqi për tubimet partiake në kohë pandemie: Hipokrizi e llojit të vet

Ekonomia January 10, 2021 - 21:14

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pasi partitë politike kanë filluar të mbajnë tubime partiake në kundërshtim me masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Rukiqi ka thënë se gjitha masat kufizuese janë bërë të pavlera me tubimet në hapsirat e mbyllura që po bëjnë partitë politike në prag të fushatës për zgjedhjete 14 shkurtit.

Ai i ka quajtur këto veprime hipokrite pasi nga njerëzit që premtojnë sundim të ligjit e shkelin vet atë.

"Tubimet e fundit elektorale, me dhjetera persona ne hapesira te mbyllura, i bejne te pavlera, te gjitha masat kufizuese, per parandalimin e pandemise. Si mund te arsyetohet, tash e tutje, ndalesa per organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve? Si mund te arsyetohet kufizimi i orarit te punes?? Politikanet edhe qytetaret e tjere jane te barabarte para ligjit. Hipokrizi e llojit te vet eshte qe te njejtit qe premtojne sundim te ligjit, te vazhdojne naten dhe diten te shkelin ligjin", ka shkruar Rukiqi.

Për këtë kanë reaguar sot edhe Shoqata e Gastronomëve të cilët kanë bërë thirrje që mos të paguhen gjobat nga bizneset që gjobiten për shkelje të masave derisa lejohen tubimet e partive politike./Zëri