7 mësime për paratë që na i mësoi 2020 dhe s’duhen harruar kurrë

7 mësime për paratë që na i mësoi 2020 dhe s’duhen harruar kurrë

Ekonomia January 03, 2021 - 17:22

1. Një fond emergjence është jetik

Nëse 12 muajt e fundit na kanë mësuar diçka për paratë është fakti që të kesh një fond për emergjenca është absolutisht e rëndësishme. Ndërtimi i një fondi emergjence dhe menaxhimi i rrezikut është i rëndësishëm për çdo plan financiar. Një shumë e caktuar ju ndihmon që të mbuloni çdo kosto urgjente dhe të papritur, si humbja e vendit të punës, ulja e pagave, sëmundje apo aksident. Një fond emergjence duhet të mbulojë 3-6 muaj shpenzime jetësore.

2. Është e rëndësishme të keni një buxhet

A përfundon muaji dhe pyesni veten se për çfarë e keni shpenzuar pagën? Të jetosh me një buxhet është si të jesh i shëndetshëm – duhet të heqësh dorë nga disa gjëra dhe të gjesh një ekuilibër mes të jetuarit brenda mundësive të tua dhe të shijuarit të jetës. Duhet të llogarisni sa janë faturat tuaja mujore dhe pjesën tjetër ta kurseni. Kursimet ju ndihmojnë që në një moment të caktuar, të jeni në gjendje të bëni gjëra të cilat normalisht nuk mund t’i përballoni. Kursimi ju përgatit për liri financiare.

3. Të ardhurat e larmishme janë të ardhura të sigurta

Sa më shumë burime të ardhurash të keni, aq më pak të ekspozuar jeni ndaj rrezikut. Që do të thotë, nëse keni humbur punën ose të ardhurat janë të pakta, keni një burim tjetër që vjen në ndihmë.

4. Mund të kursejmë më shumë sesa mendojmë

Pandemia na detyroi të qëndrojmë në shtëpi. Restorantet u mbyllën, kinematë po ashtu, koncertet u anulua, lokalet u mbyllën. Tani e kuptoni sa para keni kursyer?

5. Mos merrni vendime financiare të nxituara

Në kohë krize dhe paqëndrueshmërie, është e vështirë të përqendrohesh në perspektivën afatgjatë, sepse është e vështirë të parashikosh se si ekonomia, tregjet e aksioneve dhe biznesi mund të zhvillohen. Por është thelbësore të mos merren vendime të nxituara financiare kur gjërat duken të rrezikshme.

6. Nuk mund të anashkaloni sigurimet shëndetësore

Nuk është e pazakontë që njerëzit të lënë pas dore kërkesat për sigurime shëndetësore gjatë situatave normale. Por kur përballen me urgjenca shëndetësore, veçanërisht në një krizë financiare, pësojnë një trondite të dyfishtë. Pra, mësimi tjetër i pandemisë është që të siguroheni që keni një plan të sigurimeve shëndetësore.

7. Durimi është thelbësor kur investoni

Kur investoni, qëllimi juaj kryesor duhet të jetë arritja e qëllimeve tuaja financiare në kohë. Në vitin 2020, tregu i kapitalit neto dëshmoi një paqëndrueshmëri të madhe për shkak të pasigurive të lidhura me Covid-19. Shumë investitorë që kishin investuar në një instrument të vetëm u përballën me kthime të konsiderueshme negative. Duhet të mbani mend nga përvoja e vitit 2020 se investimet kërkojnë durim sepse mund humbni teksa investoni në panik.

Burimet: Yahoo!Finance, Financial Express, Anabel