“Petrol Company”, shpërndau dhurata për fëmijët në repartin e leukemisë

“Petrol Company”, shpërndau dhurata për fëmijët në repartin e leukemisë

Ekonomia December 23, 2020 - 16:31

Kompania më e humane në Kosovë për tregti të naftës “Petrol Company”, ka shpërndarë sot pako të dhuratave për 35 për fëmijët që gjenden në repartin e leukemisë në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë.

Dhuratat e shpërndara sot, të cilat ishin kryesisht produkte te dedikuara për këta fëmijë janë shpërndarë nga përfaqësueset e “Petrol Company”, duke respektuar të gjitha rregullat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP).

Përfaqësueset e “Petrol Company” znj. Aferdita shala dhe znj. Valentina Mekani gjatë shpërndarjes së dhuratave kanë uruar që fëmijët e shtrirë në këtë repart të dalin së më parë të shëruar nga aty.

Znj. Shala dhe Mekani gjithashtu kanë falënderuar përgjegjësit e repartit që ua mundësuan një gjë të tillë.

“Këto dhurata ishin me e pakta që kemi mundur të bëjmë për këta fëmije. Përmes këtyre dhuratave ne dëshirojmë t’i bëjmë lumtur fëmijët që janë të shtrirë në këto reparte spitalore” kanë thënë përfaqësueset e kësaj Kompanie.

Po ashtu, “Petrol Company”, për fëmijët të shtrirë në këtë repart ishte kujdesur edhe në të kaluarën duke dërguar dhurata edhe për festa të ndryshme.

“Petrol Company” falënderon edhe kompaninë e taksive “Taksi Nita”, që na ndihmuar duke bërë transportin e dhuratave pa pagesë.

Përndryshe “Petrol Company” ka rrjetin e shitjes me pakicë të derivateve thuajse në të gjitha komunat e Kosovës, ku ju mund të furnizohu me derivatet me cilësore dhe të lira në vend. Gjithashtu rrjeti i restoranteve “Be Happy” është pjesë e kompanisë lider për tregtimin e derivateve “Petrol Company”./Zëri