Rukiqi kërkon që paratë e Trustit të shpenzohen brenda vendit

Rukiqi kërkon që paratë e Trustit të shpenzohen brenda vendit

Ekonomia December 21, 2020 - 19:40

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se rreth 170 milionë euro do t’u deponohen qytetarëve nga tërheqja e mjeteve të dhjetë përqindëshit nga Trusti, raporton Zeri.info. 

Ai thekson se këto mjete dhe ato që do vijnë nga diaspora janë një infuzion i mirë për ekonominë e vendit këtë vit.

"170 milionë euro, është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10% të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale. Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit plus mjetet që do të hyjnë në ekonomi nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit në këtë vit të mbijetesës", thotë Rukiqi përmes një postimi në Facebook.

Trusti sot ka filluar shpërndarjen e mjeteve për personat që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit më 11 dhjetor, ndërsa nga ky institucion kanë thënë se edhe mjetet e aplikuesve të ditëve pasuese so të dalin në xhirollogaritë e tyre personale ditëve në vazhdim. /Zëri