Rukiqi thotë se nuk do të ketë mbyllje totale për fundvit

Rukiqi thotë se nuk do të ketë mbyllje totale për fundvit

Ekonomia December 20, 2020 - 20:14

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se mbyllja totale e vendt nuk është zgjidhje për ekonominë, raporton Zeri.info.

Përmes një deklarate në Facebook, ai theksoi se nga takimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, janë pajtuar që mbyllja totale do të ishte fatale për ekonominë.

“Këto ditë kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një ri-mbyllje të ekonomisë, për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte fatale për ekonominë", tha Rukiqi, teksa potencoi se masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet. /Zëri