Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Hyrja e Ferizajt së shpejti me katër korsi, Abrashi nënshkruan kontratën për ndërtimin e projektit

Hyrja e Ferizajt së shpejti me katër korsi, Abrashi nënshkruan kontratën për ndërtimin e projektit

Ekonomia December 17, 2020 - 14:12

Në prani të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka nënshkruar sot projektin për rehabilitimin e rrugës “Hyrja në qytetin e Ferizajt”, që është kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Abrashi theksoi se ky projekt do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të Ferizajt, duke bërë edhe më të lehtë qasjen për qytetarët.

“Falënderoj të gjithë ekipin e BERZH-it për bashkëpunimin e treguar. Ky është një projekt i ri që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt dhe rruga do t’i ketë katër korsi me të gjitha standardet përcjellëse. Ne sot nënshkruam kontratën dhe në kohë rekorde do të përfundohet punimet, duke e kthyer Ferizajn në qytet model në infrastrukturë”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkaq, drejtori i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tha se është shumë i lumtur të shohë që po nënshkruhet kjo kontratë.

Ai shtoi se projekti ka gjatësi 5.6 kilometra, që do ta ketë të gjithë infrastrukturën përcjellëse.

“Realizimin e projektit e ka fituar kompania italiane INC, që në emër të saj e nënshkroi kontratën Claudio Dogliani. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Projekti parasheh të përfundojë në janar-shkurt të vitit 2023, që i bie 24 muaj nga dita kur fillojnë punimet. Gjatësia e projektit është 5.6 kilometra me katër korsi dhe do ta ketë ndriçimin, trotuaret dhe të gjitha standardet”, bëhet e ditur në komunikatë. /Zëri