![Të premten hapet sistemi online për aplikim në Trust](/uploads/zeri.info/images/2020/December/08/auto_Avdullah_Hoti-Hykmete_Bajrami-TRUST1607426573.jpg)
Të premten hapet sistemi online për aplikim në Trust
Ekonomia
December 08, 2020 - 11:46
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajramin ka mbajtur takimin me Sokol Havollin, zëvendësguvernatorin e BQK-së, për të diskutuar zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pas këtij takimi në një konferencë për media Hoti tha se të premten do të hapet sistemi online për aplikim në Trust.
“Ligji ka dalë në Gazetën Zyrtare dhe ligjërisht këto institucione veçse mund të fillojnë punën siç parashikohet në Ligj. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë ndarë informacionet në mes të këtyre dy institucioneve, është pagatitur sistemi është hapur uebfaqja, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, ka thënë ai. /Zëri