Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Nevoja e ndërtimit të autostradës në kohë pandemie

Nevoja e ndërtimit të autostradës në kohë pandemie

Ekonomia November 22, 2020 - 12:38

Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë dhe Prizren, apo siç njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” është paraqitur në Projektligjin e buxhetit për vitin 2021. Ky projekt po konsiderohet i panevojshëm, në kohën kur Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, thotë Skënder Krasniqi, drejtor në Odën e Afarizmit të Kosovës.

Për këtë autostradë, në Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë 200 mijë euro, kurse nga 200 mijë euro të tjera janë paraparë edhe për vitin 2022 dhe 2023, që në përgjithësi i bie 600 mijë euro. Qeveria e Kosovës në fund të muajit tetor ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2021.

Krasniqi: Përqendrimi i fondeve në infrastrukturë, gabim i qeverisë

Përqendrimi i fondeve në projekte të mëdha publike, kryesisht infrastrukturë rrugore, është vendim i gabuar në këtë periudhë krize, thotë Krasniqi duke shtruar se të hyrat buxhetore gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm mund të zvogëlohen.

“Qeveria duhet të përkrahë bizneset, prodhimin vendor, eksportin sepse kemi të bëjmë me një gjendje jashtëzakonisht të keqe në raport eksport-import. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që qeveria prioritet të ketë përkrahjen e bizneseve për tejkalimin e krizës, në mënyrë që të Kosova mos të futet edhe në një katastrofë edhe më të rëndë të zhvillimit ekonomik sepse efektet e pandemisë do barten edhe vitin tjetër”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Humbjet e deritashme në ekonominë e Kosovës, që nga muaji mars i këtij viti, të shkaktuara nga pandemia, sipas përfaqësuesve të bizneseve, vlerësohen të jenë një miliard euro, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30 mijë vende pune.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.