Ekzekutohen 1 milion euro për punëtorët e “Trepçës”

Ekzekutohen 1 milion euro për punëtorët e “Trepçës”

Ekonomia November 19, 2020 - 12:33

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm kjo ministri ka ekzekutuar ndihmën financiare për “Trepçën” në vlerë prej 1 milion eurosh.

Sipas tij, edhe pjesa prej 100,000,00 eurosh që e kompleton ndihmën prej 1.1 milion eurove do të ndahet gjatë javës tjetër.

"Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milion euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i Pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara", ka shkruar ai në llogarinë e tij në "Facebook".

Sipas Kuçit, nuk është vetëm ndihma prej 1 milion eurove, por do t'i bashkohet edhe shuma prej 100,000,00 eurosh.

"Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash pasi ekziston një sistem më i ndërlikuar për transferim të mjeteve financiare", ka shkruar ai. /Zëri