Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Rukiqi takohet me delegacionin nga Tajvani, dakordohen për bashkëpunim ekonomik

Rukiqi takohet me delegacionin nga Tajvani, dakordohen për bashkëpunim ekonomik

Ekonomia November 18, 2020 - 14:33

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është takuar me delegacionin nga Tajvani për t’u dakorduar për bashkëpunim ekonomik.

Rukiqi, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se shumë kompani nga Azia janë në kërkim të lokacioneve për investime, duke përfshirë edhe Kosovën.

“Me delegacion nga Tajvani u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik. Shumë kompani nga Azia janë në kërkim të lokacioneve të reja për investime, sidomos në vende të cilat kanë kosto më të favorshme të fuqisë punëtore, duke përfshirë Kosovën”, ka shkruar ai. /Zëri