Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Pas arritjes së marrëveshjes, Telekomi pezullon grevën

Pas arritjes së marrëveshjes, Telekomi pezullon grevën

Ekonomia November 16, 2020 - 19:12

Telekomi, Qeveria dhe “Dardafon” kanë mbajtur një takim në të cilin kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes, raporton Zeri.info.

Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

Pas kësaj, Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK), ka njoftuar se greva dhe protestat e përgjithshme do të pezullohen.

“Pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e llogarive, FSP-PTK ju njofton se greva dhe protestat e përgjithshme do të pezullohet. Për detajet e marrëveshjes do të ju informojmë ditëve në vijim", thuhet në njoftimin e FSP-PTK-së. /Zëri