Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Si bëhen transferime nga Thesari i Kosovës?

Si bëhen transferime nga Thesari i Kosovës?

Ekonomia October 22, 2020 - 13:59

Kosova është trazuar nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës, me iniciale L.G., dyshohet se përmes katër transaksioneve të ndryshme ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, “LDA Group” SHPK.

Lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar punëtorin e Thesarit, derisa dy të tjerë, pronarë të kompanisë private, gjenden në arrati.

Për L.G. tashmë është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe vendimi për masën e paraburgimit do të merret gjatë ditës së enjte.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një raportimi të enjten para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike tha se transferimi i mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.

“Pas tre minutave që jam informuar menjëherë e kemi denoncuar rastin në Polici. Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passwordet (fjalëkalimet)”, tha Bajrami.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU