Hoti për vjedhjen e dy milionëve: Mashtruesit së shpejti do të dalin në sipërfaqe
Foto: Laura Hasani

Hoti për vjedhjen e dy milionëve: Mashtruesit së shpejti do të dalin në sipërfaqe

Ekonomia October 22, 2020 - 10:32

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ministrja Hykmete Bajrami është duke punuar që t’i mbrojë sistemet financiare.

Kjo deklaratë e tij vjen pas lajmit për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, raporton “Zeri.info”.

Hoti, në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, tha se mashtruesit do të dalin së shpejti në sipërfaqe dhe se nuk do të kenë vend brenda institucioneve.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar që sistemet të jenë të mbrojtura. Mashtruesit brenda institucioneve nuk do të kenë vend dhe do të dalin në sipërfaqe së shpejti”, përfundoi Hoti. /Zëri