Bajrami: Po e mendojë vetëm luftimin e hajnave, kushdo qofshin ata

Bajrami: Po e mendojë vetëm luftimin e hajnave, kushdo qofshin ata

Ekonomia October 21, 2020 - 19:04

Ministrja e Financacave, Hykmete Bajrami ka reaguar përsëri pas transaksioneve të dyshimta që janë bërë nga një zyrtar i kësaj ministrie në vlerë prej 2.1 milionë eurove.

Bajrami ka thënë se kushdo që vjedh buxhetin e Kosovës duhet të japë llogari para ligjit, duke besuar se rasti në fjalë do të zbardhet shpejt nga organet hetuese dhe të drejtësisë, transmeton Zeri.info.

“Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit. E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Më tej ministrja thotë se në gjithë këtë situatë po mendon vetëm luftimin e siç ka thënë ajo hajnave, kushdo qofshin ata.

“Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KU DO QOFSHIN, KUSHDO QOFSHIN dhe të KUJDO QFOSHIN.Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave”, ka shkruar Bajrami./Zëri