Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Hoti thotë se nuk do të ulen pagat në sektorin publik
Foto: Laura Hasani

Hoti thotë se nuk do të ulen pagat në sektorin publik

Ekonomia October 21, 2020 - 10:53

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka paralajmëruar uljen e pagave në sektorin publik.

Ai tha se për të shpëtuar sektorin privat në Kosovë ka një ide tjetër, që nuk përjashton mundësinë e uljes së pagave në sektorin publik.

Mirëpo shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti, e demantoi atë, raporton “Zëri”.

“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, tha kryeministri Avdullah Hoti gjatë konferencës së sotme për media. /Zeri.info