Rukiqi e Zeka në SHBA, takime me drejtuesit e lartë të Korporatës Financiare Zhvillimore

Rukiqi e Zeka në SHBA, takime me drejtuesit e lartë të Korporatës Financiare Zhvillimore

Ekonomia October 21, 2020 - 10:09

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka janë takuar sot në Washington me drejtuesit e lartë të Korporatës Financiare Zhvillimore (DFC).

Në një njoftim për media u theksua se në takim me kryeshefin operativ Edward Burrier, këshilltarin e kryeshefit ekzekutiv të korporatës DFC Caleb McCarryn dhe me shefin e stafit Stewart Ackerlyn, drejtuesit e dy odave ekonomike biseduan për nevojat e sektorit privat në Kosovë, si dhe sektorët me potencial zhvillimor, të cilët do të mundë të përfitonin nga instrumentet mbështetëse të korporatës DFC.

“Zeka dhe Rukiqi theksuan edhe nevojën e angazhimit më të shpejtë të qeverive në Kosovë dhe në Serbi për zbatimin e zotimeve të Marrëveshjes së Washingtonit, si dhe rolin që odat ekonomike nacionale dhe ato amerikane në Kosovë dhe në Serbi mund të luajnë në asistimin e qeverive për zbatimin e pikave të marrëveshjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim u bë e ditur se diskutimi u fokusua edhe në çështjet e lidhura me energjinë dhe nevojën e rritjes së sigurimit të furnizimit në Kosovë, si parakusht për zhvillim ekonomik. /Zëri