Gjermania vazhdon të jetë vendi i parë me investime direkte në Kosovë

Gjermania vazhdon të jetë vendi i parë me investime direkte në Kosovë

Ekonomia October 20, 2020 - 14:37

Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Gjermani, e cila ka publikuar buletinin e rregullt mujor nga BQK-ja, transmeton “Zëri”.

“Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020 Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada thotë se shteti gjerman vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si atdheu i dytë i shtetasve të cilët për nga numri janë më së shumti në këtë shtet. /Zeri.info