Paratë e qeverisë, edhe bizneseve pa humbje

Paratë e qeverisë, edhe bizneseve pa humbje

Ekonomia October 15, 2020 - 18:34

Nga ndihma financiare prej 60 milionë eurosh të buxheti të shtetit të Kosovës, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, përfituan të gjitha bizneset në Kosovë, pa marrë parasysh a kanë pasur humbje financiare apo jo, të shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19.

Zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Agim Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndihma financiare iu është ofruar të gjitha bizneseve, pasi që numri më i madh i tyre kanë pasur humbje dhe se vetëm një numër i vogël i bizneseve nuk i kanë ndier pasojat e pandemisë.

“Përmes kësaj ndihme rrisim kërkesën agregate, rrisim fuqinë financiare të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që kanë vështirësi në likuiditet, i shfrytëzojnë këto mjete për t’i kryer këto obligime, duke përfshirë edhe pagesën e pagave që iu bëjnë punëtorëve, ndërkaq ndërmarrjet tjera mund t’i shfrytëzojnë këto mjete për zgjerim të kapaciteteve të tyre apo punësime të reja”, thotë Krasniqi.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa biznese, të cilat i kanë marrë këto mjete por që nuk kanë pasur humbje, por të njëjtat nuk kanë dashur të flasin.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë