Italia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia

Italia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia

Ekonomia September 29, 2020 - 17:01

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka pritur në takim sot ambasadorin Italian në Kosovë, Nicola Orlando, takim në të cilin ata diskutuan në lidhje me fuqizimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Italisë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Siç bën me dije zyra për informim e MF-së, ambasadori i Italisë Nicola Orlando konfirmoi se Italia është e angazhuar për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e situatës së përgjithshme të krijuar nga pandemia COVID19 si dhe shprehu interesimin e shtetit italian për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq Bajrami i shpjegoi Orlandos veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në funksion të zbatimit të masave që derivojnë nga programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërshtetëror në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm i cili do të inkurajonte shtimin e investimeve nga kompanitë italiane në Republikën e Kosovës./Zëri