Gastronomët i kërkojnë ministres Dumoshi heqjen e kufizimit të muzikës

Gastronomët i kërkojnë ministres Dumoshi heqjen e kufizimit të muzikës

Ekonomia September 28, 2020 - 17:40

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi.

Ata kërkuan heqjen e kufizimit të orarit për muzikë si dhe ngritën çështjen e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për promovimin e kulturës së ushqimeve që ka Kosova.

“Dumoshi shpalosi objektivin për shtytjen përpara të trashëgimisë shpirtërore ku aktualisht po mblidhen dosjet dhe këtu parashihen të hyjnë edhe ushqimet tradicionale. Pasurimi i trashëgimisë shpirtërore me pjatat dhe ushqimet vendore tradicionale do të jetë një çështje shumë me rëndësi”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media, transmeton Zeri.info.

“Resorët e ministrisë janë më të prekurit sepse MKRS-ja mbulon fusha të cilat janë shumë të gjera në shoqëri dhe të cilat lidhen direkt me ndërveprimin njerëzor”, theksoi ministrja.

Në këtë komunikatë theksohet se në takim u diskutua për promovimin e trashëgimisë së zonave të ndryshme Kosovës në gastronomi si dhe promovimin e industrisë prodhuese ushqimore tradicionale. /Zëri