Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Drenasi përfiton mbi 800 mijë euro për performancë

Drenasi përfiton mbi 800 mijë euro për performancë

Ekonomia September 16, 2020 - 12:20

Përmes një komunikate, Komuna e Drenasit ka njoftuar se në bazë të mbajtjes së performancës së komunave në Republikën e Kosovës Drenasi mbetet komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.

“Pas publikimit të raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes me 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave ka performuar në vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grant në vlerën prej 803.977.35 eurove, disa keqdashës për zhvillimin e Komunës dhe keqinterpretues janë duke provuar të devijojnë suksesin që ka Drenasi në performancën më të suksesshme në Kosovë”, thuhet në komunikatën e kësaj komune, transmeton “Zeri.info”.

Komuna thotë se në të gjitha matjet që bëhen për perforemancë e transparencë si nga niveli qendror, nga OJQ dhe ndërkombëtar, Drenasi radhitet në mesin e komunave me të mira dhe për secilin vit është edhe përfituese e granteve, ku mjetet e fituara janë dedikuar në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve.

“Mbetet për keqardhje kur disa individë që nuk ia dëshirojnë të mirën vendit bëjnë krahasime me raportin e performancës komunale, që përgjithësisht matja e performancës behët me punën e komunave (shih më poshtë linkun e raportit, që përfshin edhe indikatorët e lehtësimit në biznes) dhe Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave të publikuar nga ‘Riinvest’ e financuar nga USAID-i e që ky Indeks ka të bëjë përgjithësisht me bizneset dhe të dhënat e grumbulluara kryesisht janë nga anketimi i mostrave në terren (100 biznese për secilën Komunë) e që janë vlerësuar vetëm me 8 nënindekse”, thuhet në këtë komunikatë.

“Fundja Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave është i bazuar në të dhëna statistikore, përmes anketimit në terren e që mund të jetë i ndikuar edhe politikisht në grumbullimin e të dhënave, ndërsa Raporti i Performancës së Komunave është profitabil, pasi që në këtë raport Drenasi ka fituar grant mbi 30 për qind të shumës totale, që ka Komuna për investime kapitale, përkatësisht 803.977.35 euro”, thuhet në komunikatë. /Zëri