Abrashi e Mustafa, memorandum për mbjelljen e pishave nëpër rrugët e Kosovës

Abrashi e Mustafa, memorandum për mbjelljen e pishave nëpër rrugët e Kosovës

Ekonomia September 16, 2020 - 10:45

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, për pyllëzimin dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese në sipërfaqet rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale.

Qëllimi i këtij memorandumi është pyllëzimi dhe shtimi i sipërfaqeve të reja gjelbëruese, që paraqesin interes për mjedisin dhe pyjet publike të Republikës së Kosovës dhe duke konfirmuar angazhimin institucional mes ministrive në arritjen e një prej objektivave, atij për mjedis të pastër dhe të gjelbëruar, përcjell “Zeri.info”.

Ministri Abrashi tha se memorandumi ka për qëllim realizimin e pyllëzimeve dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese në sipërfaqet përreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, të cilat janë nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e MI-së.

Sipas tij, pyllëzimi shërben edhe në ruajtjen e autostradës nga shembja e dheut, por edhe në ruajtjen e ambientit.

Ndërsa ministri Mustafa bëri të ditur se ky memorandum i shërben shumë edhe mbrojtjes së mjedisit, duke pyllëzuar rrugët e Kosovës. /Zëri