Si po përfitojnë dhe përkrahen studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nga Stacioni Agrologjik?

Si po përfitojnë dhe përkrahen studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nga Stacioni Agrologjik?

Ekonomia September 15, 2020 - 13:13
IPKO Stacioni Agrologjik

Stacioni agrologjik në fermën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) është vendosur dhe vënë në funksion në qershor të vitit 2018, në kuadër të projektit të kompanisë IPKO. Ky projekt ka pasur për qëllim informimin e fermerëve për kushtet agrologjike për kultivimin e kulturave të tyre bujqësore përmes vendosjes se 16 stacioneve agrare në zona të ndryshme të Kosovës.

Stacioni agrar i vendosur ne fermën e FBV-së shërben për mbështetjen e studentëve të Universitetit të Prishtinës me metoda konkrete të trajtimit të parametrave fizik dhe ofrimit të të dhënave elektronike-të procesuara për kushtet agrologjike, në përputhje me nevojat e studentëve.

Ky stacion siguron të dhëna reale për një numër të parametrave meteorologjik: temperaturën e ajrit, pikës së vesës dhe të tokës, rrezatimin aktiv, deficitin e avujve të ujit (VPD), lagështinë e ajrit, reshjet, lagështinë e gjethit, drejtimin dhe shpejtësinë e erës, presionin e ajritdhe delta T. Duke u mbështetur në këta parametra, këto të dhëna përpunohen përmes një programi softwerikdhe na ofrohet qasje në kohë reale mbi shkallën e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve kryesor për kulturat e ndryshme bujqësore si: pemët farore, bërthamore, të imëta, hardhisë së rrushit, perimeve dhe drithërave.

Të gjitha këto të dhëna përpunohen mjaft qartë dhe pasqyrohen në mënyrë numerike dhe grafike. Po ashtu këto të dhëna mund të shfrytëzohen si në kohë reale ashtu edhe përmes bazës së të dhënave për tërë periudhën që nga aktivizimi i stacionit.

Që nga momenti i lëshimit në funksion ky stacion është në dispozicion për të gjithë profesorët dhe studentët e FBV-së dhe përdoret për qëllime të ndryshme, si:

Hulumtimeshkencore – zhvillimi i temave studimore në nivelin Bsc. dhe Msc.

Didaktike – lidhshmëria me zhvillimin e ligjëratave dhe ushtrimeve nga lënda e Agrometeorologjisë e cila është në programet e studimit në nivel Bsc. dhe Msc. të FBV-së

Bazë e të dhënave – të dhënat e parametrave që regjistrohen dhe ruhen në këtë stacion mund të ruhen dhe të përdoren për periudha të gjata

Paralajmërues – të dhënave të këtij stacioni gjithsesi mund ti referohemi edhe në ndërmarrjen e masave përkatëse për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit në fermën didaktike të FBV-së

Çdo student gjatë kësaj periudhe (2018/2020) që ka pasur ose ka të vendosur studimin për temën diplomës në fermën e FBV-së, gjithsesi është i lidhur ngushtë edhe me këtë stacion agrologjik.

Lidhur me këtë, më poshtë mund të shihen edhe pjesë e hulumtimevetë njërit nga studentëte nivelit Master me temën: “Zbatimi i metodave shkencore në evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga faktorët biotik dhe abiotik te molla – Willliams’ Pride dhe PinkLady ”

Image

Në vitin 2018, IPKO Telecommunications L.L.C, lansoi një pilot projekt në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë informative.

Si pjesë e këtij projekti u vendosën 16 stacione agrare në zona të ndryshme të Kosovës në kuadër të fazës së pilotimit, të cilat për momentin janë duke gjeneruar të dhëna për fermerët e Kosovës. Ndërsa deri në fund të projektit, IPKO synon që të vendosë 100 stacione agrologjike në të gjithë Kosovën, të cilat do të jenë në shfrytëzim të të gjithë fermerëve Kosovar.

Një numër i konsiderueshëm i fermerëve janë duke pranuar SMS falas nga IPKO,me rekomandime dhe njoftime për mbarëvajtjen e punës së tyre. Përveç sistemit të monitorimit të kushteve klimatike përmes stacioneve, IPKO ka zhvilluar një platformë për t’i regjistruar fermerët në bazë të kulturës bimore që mbjellin dhe lokacionit ku gjenden e më pas u dërgohen SMS nga Agronomët. Për shembull, një fermer që ka Mjedra të mbjella në fshatin Herticë të Podujevës, do të pranojë informata të vlefshme, që gjenerohen nga stacioni i vendosur në Herticë lidhur me kulturën e Mjedrës.

Image

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën [email protected] me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-s).

Ky është artikull i sponsorizuar.